Lajme Zone
LIVE/ Pamjet nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një i vdekur dhe dy të plagosur, betonierja përplaset me ‘Audi-n’ dhe bie nga lartësia
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Pamjet nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një i vdekur dhe dy të plagosur, betonierja përplaset me ‘Audi-n’ dhe bie nga lartësia

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’.

Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën një person që ndodhej në betoniere, ndërsa është plagosur edhe personi tjetër që ndodhej në mjetin e tonazhit të rëndë. Po ashtu nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i ‘Audit’.

Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Aktualitet Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur te rrethrrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

Aktualitet Pamje të rënda/ Aksidenti i frikshëm te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja përplaset me ‘Audi-n’ para se të bjerë nga lartësia

Aktualitet Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, betonieria bie nga lartësia

Aktualitet Top Channel