Dinamo zbret në fushë në Qipro për një nga ndeshjet më të rëndësishme europiane të sezonit, ku përballë ka Pafosin, në duelin që do të përcaktojë skuadrën që do të avancojë në fazën e ligës së Conference League. Sfida e parë mes dy ekipeve, e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfi në barazim 1-1, duke e lënë gjithçka të hapur për përballjen në Qipro.
Edhe pse Pafos ka një vlerë dukshëm më të lartë në merkato, Dinamo tregoi në ndeshjen e parë se mund të përballet denjësisht me skuadrën qipriote dhe të luftojë për kualifikimin.
Trajneri Ilir Daja ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë të rëndësishme, duke i besuar lojtarëve që e kanë bindur gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve të fundit.
Një nga risitë kryesore është aktivizimi për herë të parë si titullar i Fadairos, futbollistit të huazuar nga Partizani.
Dinamo synon të shfrytëzojë eksperiencën dhe organizimin e skuadrës për të përballuar presionin e Pafosit dhe për të siguruar një kualifikim që do të ishte historik për klubin.
Me rezultatin e ndeshjes së parë të barabartë, përballja në Qipro mbetet plotësisht e hapur dhe çdo detaj mund të rezultojë vendimtar për fatin e dy skuadrave.
REZULTATI LIVE:
PAFOS 2-2 DINAMO
Sema 13′, Ioannou 78′ / Fadairo 8′, Silva-Richards 88′
FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel

