Lajme Zone
LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës
PolitikëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Për ditën e shtunë, 31 tetor, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

Për ditën e shtunë, 31 tetor, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës. Në zonat malore reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara herë pas here me shkarkesa elektrike.Lexo edhe:Parashikimi i horoskopit 31 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Sa i përket temperaturave, ato do të luhaten nga 5°C në Peshkopi deri në 13°C në Tiranë në vlerat minimale, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 19°C në Fier dhe Vlorë. Në Durrës temperaturat do të variojnë nga 11°C deri në 17°C, ndërsa në Shkodër nga 8°C deri në 16°C. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s, ndërsa valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.