Lajme Zone
LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës
PolitikëSyri

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Monolog/ Nga Dojna Mema – Piranjat

Monolog/ Nga Dojna Mema – Piranjat Të thyesh xhama, vitrina e semaforë a është dhunë?Lexo edhe:Parashikimi i horoskopit 31 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Po. Të djegësh një kosh plehrash, një derë a një godinë, a është dhunë? Po, është. Të hedhësh gurë apo edhe shishe uji mbi policin, çfarë është? Edhe kjo është dhunë. Jemi dakord. Tani, flasim për pjesën tjetër. Të jesh 30 vjeç, të rropatesh në punë 6 ditë të javës, e të detyrohesh të jetosh me prindërit, a është dhunë? Po. Është dhunë. Po të punosh pa kontratë, me rrogë në të zezë dhe të mos kesh të drejtë as të sëmuresh?! Po, është dhunë! Po të bësh 2 punë, 10-12 orë në ditë, dhe prapë të mos blesh dot ushqim për fëmijët? Edhe kjo është dhunë! Të presësh me muaj për një skaner, ndërkohë që mund të jesh duke vdekur çfarë është? DHUNË! Po që fëmijët e tu të mos kenë parë kurrë plazh me sy, se një javë pushime shkojnë sa 4 rroga mujore? Është dhunë! Po të jesh 20 vjeç dhe ta dish që nuk do ta blesh dot kurrë një apartament? Është dhunë! E një Punëtor që vdes në kantierin e kullave që po ndërton dhe nuk e raporton asnjë media e pushtetit,cfarë është? Është dhunë! Po të injorosh e pastaj fyesh qytetarët e tu çfarë është? Është dhunë! Dhe për këto, sa mbledhje urgjente keni bërë si qeveri? Asnjë. Sa VKM? Sa PPP? Sa masa parandaluese? Asnjë. Sa edicione lajmesh hapen me këto pamje? As edhe Një. Sepse kjo dhunë nuk thyen vitrina. Kjo dhunë thyen njerëz. Dhe shumë prej atyre të rinjve, e kanë përjetuar që në fillim të jetës. Na kanë bërë të besojmë se kjo është “normale”. Se “kështu është Shqipëria”. Jo, kjo është Shqipëria që ke ndërtuar ti.Ti me shokët e tu. Prandaj dalin në shesh të rinj 15, 16, 20 vjeç, mes plumbave të gomës e gazit. Dhe ti, që gjithë jetën ke folur për fasada, sot habitesh me vitrinat e thyera. Ke lyer fasada, pa pyetur për jetët e atyre që jetojnë pas tyre; Ke ngritur kulla, pa pyetur kush shkelet poshtë tyre, je marrë me turistët e punëtorët e huaj, pa u merakosur për qytetarët e këtij vendi që dhunohen çdo ditë. Prandaj, para se të diskutojmë për xhamat e thyer e koshat e djegur, eja të flasim pak për dhunën e vërtetë. Atë që u bëhet shqiptarëve çdo ditë prej shumë e shumë vitesh.Dhe që të lë me pasoja për gjithë jetën. Dhe sot ështe koha të të kërkojme llogari për këtë!