Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në Bulevard, duke vijuar qëndresën e ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Nesër më shumë!”, qytetarët janë nisur në grup, duke paralajmëruar vijimin e protestës edhe nesër si për çdo ditë. Marshimi zhvillohet pas tubimit para Kryeministrisë, ku gjatë mbrëmjes u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit. Protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vijojë, ndërsa motoja e tyre në përfundim të protestës së sotme është e qartë: “Nesër më shumë!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
