Lajme Zone
Live/ Nisin përplasjet te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me parrullat “Rama në burg, Berisha në burg”, brohoritma në kor
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Live/ Nisin përplasjet te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me parrullat “Rama në burg, Berisha në burg”, brohoritma në kor

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve.Ndërsa protesta e studentëve ka nisur në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve.Ndërsa protesta e studentëve ka nisur në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit Protesta e opozitës ka nisur me grumbullimin e mbështetësve demokratë në selinë e PD-së, nga ku kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Në krye të protestuesve qëndrojnë deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm.

Gjatë tubimit para Kryeministrisë është regjistruar edhe një incident, pasi një protestues që brohoriti “Rama n’burg, Berisha n’burg” është përplasur me pjesëmarrës të tjerë. Ai është goditur me shpulla dhe është larguar me dhunë nga protesta.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e studentëve.

Thirrja për protestën e Partisë Demokratike është bërë nga Sali Berisha, i cili u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, të mbështesin studentët dhe gjimnazistët që prej ditësh protestojnë.

Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, pavarësisht ftesave të kryeministrit Edi Rama për dialog. Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe pedagogë.

Protesta e sotme e studentëve vjen një javë pas tubimit të së shtunës së kaluar, kur të rinjtë nuk pranuan që përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike t’i bashkoheshin protestës së tyre.

Për mbarëvajtjen e dy tubimeve, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, janë angazhuar rreth 1200 efektivë policie për garantimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet. 14:47

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit, debat mes tyre: Çfarë studenteje je ti?

Aktualitet 14:39

“Largohuni”/ Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve, përplasje fizike mes pjesëmarrësve

Aktualitet 14:34

Studentët krijojnë kordon për të mos lejuar PD të afrohet në protestën e tyre, i presin me banderolë: Rama n’burg, Berisha n’burg

Aktualitet 14:28

Video/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia

Aktualitet 14:04

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

Aktualitet Studentët protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, pritet të nisin në orën 14:00 14:04

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

Aktualitet Top Channel