Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe sot nisi grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë ishin me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar e me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Ndërkohë, protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Por pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit.
Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë.
Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate. 13:51
Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës
Aktualitet 13:51
Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës
Aktualitet 13:43
Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit
Aktualitet 13:25
Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve, lëndohet një gazetare
Aktualitet 13:03
Nisi me këngë e valle, zgjat pak “festa” te Ministria e Arsimit, hidhen mjete piroteknike
Aktualitet Top Channel

