Një tjetër qytetar i pranishëm në protestën e sotme në Tiranë, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të largohet. Ai theksoi se nuk duhet t’i kërkojë më besën shqiptarëve sepse e ka thyer atë besë dhe nuk duhet të jetë më në krye të shtetit. “Sa herë vijmë e gjejmë më keq. Shqiptarët nuk duhet të luftojnë për bukën e gojës. Populli shqiptar nuk e meriton këtë gjendje. Kryeministri nuk ka çfarë të japë më, për 13 vjet thotë ujë, drita si kasetë e prishur, duhet të largohet. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
