Në orët e para të 31 gushtit, Teherani lëshoi raketa drejt objektivave në Jordani ku ndodhen forca amerikane. Uashingtoni thotë se shumica e raketave u interceptuan. Pas sulmit amerikan në ishullin Larak, tensionet janë rritur edhe në Gjirin Persik.
Pas disa javësh pushim të konsiderueshëm ushtarak, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përfshirë sërish në një përplasje të drejtpërdrejtë, ndërsa konflikti ka hyrë në muajin e shtatë.
Në orët e natës mes të dielës dhe të hënës, 31 gusht, Irani lëshoi raketa në drejtim të Aqabas dhe bazës ajrore Muwaffaq Salti në Jordani, ku janë të dislokuara edhe forca të ushtrisë amerikane.
Sulmi është konfirmuar nga një zyrtar amerikan për Fox News, i cili deklaroi se pothuajse të gjitha raketat e lëshuara u interceptuan.
Sulmi iranian erdhi si kundërpërgjigje ndaj një goditjeje amerikane në ishullin Larak, ku forcat amerikane kishin goditur dy sisteme raketash të Iranit.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, operacioni nuk përbënte një “akt agresioni”, por ishte ndërmarrë kundër njësive të minimit detar të Gardës Revolucionare iraniane, të cilat, sipas Uashingtonit, përbënin një kërcënim të menjëhershëm në ngushticën e Hormuzit.
Vetëm disa orë më vonë, Garda Revolucionare iraniane deklaroi se një supercisternë nafte kishte marrë flakë pasi kishte shkelur rregullat dhe ishte përplasur me dy mina detare.
Ngjarja vjen në një moment kur ngushtica e Hormuzit mbetet një prej pikave më të ndjeshme të konfliktit, për shkak të rëndësisë së saj për transportin ndërkombëtar të naftës.
Ndërkohë, tensionet janë shtrirë edhe më tej në rajon.
Garda Revolucionare iraniane pretendoi se kishte kryer një sulm ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, por pretendimi u mohua nga ministri i Mbrojtjes i Emirateve. Gjeneralët amerikanë i japin Hegseth alarmin për luftën në Iran: Mund të kufizojë aftësinë e SHBA-së për t’iu përgjigjur krizave në botë
Bota SHBA sulmon Iranin pas disa javësh qetësi, Teherani kundërpërgjigjet me raketa
Bota “Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit: Pse SHBA e kishte shënjestruar prej kohësh ishullin Larak
Bota SHBA shtrëngon sanksionet ndaj Iranit, Sekretari amerikan i Thesarit: Do të ketë masa të reja çdo javë
Bota Tensionet SHBA-Iran në Ngushticën e Hormuzit, nafta Brent kalon 90 dollarë për fuçi, rritet me 2% çmimi i ‘WTI’-së amerikane
Bota Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani sulmon objektiva amerikane në Jordani, SHBA: Raketat u interceptuan
Bota Top Channel

