Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur sot aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke i shpallur ata penalisht përgjegjës për një sërë krimesh lufte. Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Në vendimet individuale, trupi gjykues i shpalli ata fajtorë, në shkallë të ndryshme, për vepra që përfshijnë ndalimin e paligjshëm, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Sipas trupit gjykues, krimet për të cilat u shpallën përgjegjës katër të pandehurit lidhen me periudhën e luftës në Kosovë dhe janë konstatuar në disa komuna të Kosovës, si dhe në dy rrethe në veri të Shqipërisë.
Megjithatë, aktgjykimi i sotëm është vendim i shkallës së parë. Palët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në shkallët e tjera të gjykimit, ndaj procesi gjyqësor nuk përfn me shpalljen e këtij aktgjykimi. Sakaq, në Prishtinë zhvillohen protesta të shumta, me njerëzit, që kanë dalë në rrugët e qytetit.
Përditësimet live: Burg për ish-krerët e UÇK-së, protestuesit para ish-selisë së EULEX-it në Prishtinë pas vendimit të Hagës
Kosova dhe Rajoni Çfarë ndodhi në Hagë: “Përgjegjës për krime lufte”, Gjykata speciale: Thaçi keqpërdori pushtetin e tij
Kosova dhe Rajoni Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave
Kosova dhe Rajoni “U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave”/ Trupi gjykues: Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike
Kosova dhe Rajoni Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së
Kosova dhe Rajoni Seanca për ish-krerët e UÇK-së, gjyqtari Smith: Gjykimi u zhvillua në atmosferë frikësimi të dëshmitarëve
Kosova dhe Rajoni Japin sot vendimin në Hagë, kush janë gjyqtarët që caktojnë fatin e Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK
Kosova dhe Rajoni Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë
Kosova dhe Rajoni Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës
Kosova dhe Rajoni Top Channel

