Lajme Zone
LIVE/ Franca nis pjesën e dytë me gol, shënon Mbappe
SportCNA

LIVE/ Franca nis pjesën e dytë me gol, shënon Mbappe

Franca dhe Anglia përballen në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, pasi u eliminuan në gjysmëfinale nga Spanja dhe Argjentina. Franca u mund 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia humbi 2-1 ndaj Argjentinës. Kjo sfidë do të jetë ndeshja e fundit e Didier Deschamps në stolin e Francës pas 14 vitesh në krye të kombëtares. Gjatë periudhës së tij, Franca fitoi Kupën e Botës 2018 dhe luajti finalen e

Franca dhe Anglia përballen në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, pasi u eliminuan në gjysmëfinale nga Spanja dhe Argjentina.

Franca u mund 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia humbi 2-1 ndaj Argjentinës. Kjo sfidë do të jetë ndeshja e fundit e Didier Deschamps në stolin e Francës pas 14 vitesh në krye të kombëtares.

Gjatë periudhës së tij, Franca fitoi Kupën e Botës 2018 dhe luajti finalen e vitit 2022. Një nga objektivat e francezëve mbetet edhe gara individuale e Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 8 gola në këtë Botëror dhe 20 në historinë e tij në Kupën e Botës.

Përveç medaljes së bronztë, vendi i tretë garanton 29 milionë dollarë shpërblim nga FIFA, ndërsa vendi i katërt 27 milionë dollarë.

LIVE FRANCË-ANGLI 1-4

KOMENTI LIVE

48’- GOOOOL FRANCA 1-4! Ngushton shifrat Kylian Mbappe, që shënon pas një asisti perfekt të marrë nga Olise.

45'- Nis pjesa e dytë. Te Franca ka ndryshime. Futen në fushë, Dembele, Barcola, Upamecano dhe Digne, në vendin e Cherki, Doue, Konate dhe Theo Hernandez. Tek Anglia largohet Rashford për Watkins.

Mbyllet pjesa e parë. 47’- GOOOOOL ANGLIA 0-4! Bukayo Saka kompleton dopietën, me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës.

Akordohen 4 minuta shtesë.

37’- GOOOOOOL ANGLIA 0-3! Kundërsulm vrastar i anglezëve, që finalizohet me gol nga Saka. Fillimisht Rashford ndalet nga portieri Maignan, por në vazhdim të aksionit shënon Saka.

34’- Pritje e shkëlqyer nga Henderson, që i mohon një gol të sigurt Mbappe.

33’- Predhë e Rashford nga jashtë zone, por pret Maignan.

28’- Pranë golit Mbappe, i cili kalon portierin, por topi i gjuajtur largohet nga Guehi mbi vijën fatale. 19’- GOOOOOL ANGLIA 0-2! Nuk ndalen anglezët. Shënon edhe Konsa me kokë, pas një goditje këndi. 18’- Shpëton Franca me fat. Saka shfaqet i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.

12’- Bukayo Saka shënon të dytin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

11’- Mundësi e artë shënimi për Francën. Cherki gjuan bukur në hyrje të zonës, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit Henderson që ruan portën e paprekur.

6’- Pranë golit të dytë Anglia. Gjuajtje e fortë e Rashford në zonë, por Gusto e devijon në këndore.

3’- GOOOOOOL ANGLIA 0-1! Zhbllokohet sfida me një supergol të shënuar nga Declan Rice. Gjuajtja e mesfushorit nga jashtë zone, lë të shtangur portierin Mike Maignan. Starton sfida. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.