Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- “Dorëheqje!”/ Pas Ministrisë së Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë, hidhen fishekzjarre


Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Tubimi nisi para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, përpara se të marshonin në drejtim të Kryeministrisë.

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Tubimi nisi para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, përpara se të marshonin në drejtim të Kryeministrisë. Marshimi drejt godinës së qeverisë shënon vijimin e protestës së studentëve, ku prej 20 ditësh po shoqërohet me tubime dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë këtyre ditëve, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar përtej çështjeve që lidhen me arsimin, duke përfshirë edhe dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Studentët kanë kundërshtuar vazhdimisht ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk do të ulen në tryezë pa plotësimin e kërkesave të tyre politike. Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë, pedagogë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb