Në materialin ekskluziv publikuar dy ditë më parë nga CNA treguam me detaje se si Irfan Hysenbelliu, ky gjoja bos i mediave, nuk është asgjë tjetër veçse një spekulant, i cili korrupton njerëz të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë, ekspertë tatimesh dhe ndërtimesh, falsifikon fatura dhe raporte, si dhe njerëz të drejtësisë europiane, duke u tundur para syve logot e gjoja mediave të veta. VIDEO EKSKLUZIVE/ Zbërthehet piramida e krimeve të Irfan Hysenbelliut
30 Tetor, 14:00 Këtu mësohet korrupsioni miliona euro i Irfan Hysenbelliut.
Ai dhe këshilltari i tij, Ardian Xhyherri pohojnë me zë dhe me figurë se Irfani ka një fuqi të madhe edhe mbi pushtetin gjyqësor dhe "ushqehen" nëpër restorante me të. Irfani njeh njerëzit e duhur, ministrat e duhur, ata që japin lejet dhe të gjithë mundësitë e tjera. Miqësia me politikanët nuk është kurrë e vërtetë, mendon Irfani, por është një akt marrje dhe dhënie. Ata nuk janë miq, por shesin e blejnë pushtetin që zotërojnë; Irfani shet ndikimin mediatik, njerëzit e drejtësisë i shesin pretencat, provat dhe vendimet. INVESTIGIMI I PLOTË/ Të gjitha përfitimet dhe pazaret kriminale të Irfan Hysenbelliut
30 Tetor, 14:37 Shpesh kemi dëgjuar për favorizime dhe imunitetin, që Irfanit i ka dhënë Prokuroria, megjithëse ka bërë një mori shkeljesh ligjore dhe abuzimesh financiare, si mospagime taksash, e të tjera. Me fuqinë e heshtur të frikës dhe me pushtetin e dukshëm të medias, ai arrin të përfitojë, duke lëvizur prapa skenës. Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët 29 Tetor, 10:58 Ndihma e medias iu jep zyrtarëve problematikë shumë mundësi, si edhe mbështetje në shumë e shumë mënyra. Kemi të bëjmë me përfitime personale direkte. Irfani u jep njerëzve të drejtësisë ndihmë në mënyra të ndryshme, për shembull, i ndihmon në spital, i ndihmon që nipat dhe mbesat të kalojnë provimet nëpër shkolla dhe këto ndere shpërblehen me mbrojtje në fushën e gjyqësorit, ku Irfani ka probleme. Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut dhe heshtja e mediave
31 Tetor, 10:57 Ky është Irfan Hysenbelliu i vërtetë!
Frikëson këdo me mediat e tij, korrupton me para të pista zyrtarë, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe pasi ua 'mbyll gojën' të gjithëve, vazhdon që të mburret si pronar i medias që lufton korrupsionin dhe mbron fjalën fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes në vendin tonë, ku institucionet shtetërore kanë vite, që nuk guxojnë të nxjerrin të palarat e tij në shesh, se ai të qepet për ditë me radhë dhe të diskretiton me tituj në faqet e para të gazetës dhe televizionit të tij.
Jetojmë në kohën e moralit të Irfanëve…?! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

