Banorët e zonës shprehen pro rikonstruksionit dhe çdo projekti që synon përmirësimin e bllokut, por kundërshtojnë mundësinë e prishjes së banesave pa iu garantuar më parë një zgjidhje për strehimin. Bashkia u ka lënë banorëve një afat prej 5 ditësh, ndërsa situata ka sjellë reagime dhe shqetësim te familjet që preken nga zhvillimet e parashikuara në zonë.Lexo edhe:A duhet të flini në të njëjtin shtrat me beben tuaj? “Ne jemi pro që të bëhet rikonstruksioni i bllokut. Jemi pro çdo projekti dhe për çdo gjë të bukur në Vlorën tonë, që është e bukur dhe ia ka dhënë natyra vetë bukurinë. Por mos na nxirrni në rrugë të madhe”, shprehet një prej banorëve. Ai kërkon që, në rast se banesa e tij do të preket nga projekti, të ketë një zgjidhje të garantuar përpara se të kryhet çdo ndërhyrje. “Mos më prishet shtëpia dhe unë të dal në rrugë. Nuk dal kundër ligjit, por të më jepni shtëpinë direkt, të më fusni në shtëpi”, shprehet banori. Banorët kërkojnë transparencë nga institucionet dhe sqarime se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të afatit 5-ditor, duke theksuar se janë dakord me zhvillimin e zonës, por jo nëse kjo bëhet në kurriz të familjeve që jetojnë aty.
