Lajme Zone
E rëndë në Korçë, vëllai plagos vëllain me sëpatë! Ngjarja pas një konflikti brenda banesës
Të tjeraReport TV

E rëndë në Korçë, vëllai plagos vëllain me sëpatë! Ngjarja pas një konflikti brenda banesës

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen nr.13 të Korçës, ku një person është qëlluar me sëpatë. Në konflikt kanë qenë të përfshirë dy vëllezër, të cilët ndodheshin brenda në banesë, kur pas agravimit të situatës, njëri prej tyre ka goditur me sëpatë tjetrin. LEXO edhe...Viti i ri akademik, rektori i Universitetit të Korçës: Sportet dhe infermieria degët më të kërkuara (VIDEO) Sipas të dhënave, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më pas nga forcat e policisë. I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. R.Xh/ReportTv.al Korce plagosje sepate dhune ne familje policia Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.7% Drejtësia 66.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 3236 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?