Lajme Zone
LIVE/ Dita e 89 e protestës qytetare në Tiranë, qytetarët nisin fjalimet
Të tjeraSyri

LIVE/ Dita e 89 e protestës qytetare në Tiranë, qytetarët nisin fjalimet

Edhe këtë sezon veror, pickimet nga peshku harabel janë kthyer në një rrezik për pushuesit dhe vizitorët që zgjedhin të frekuentojnë bregdetin e Darëzezës. Sipas mjekes në Qendrën Shëndetësore Verore, Era Liçaj, deri më tani janë trajtuar rreth 1300 pacientë, një shifër relativisht e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe këtë sezon veror, pickimet nga peshku harabel janë kthyer në një rrezik për pushuesit dhe vizitorët që zgjedhin të frekuentojnë bregdetin e Darëzezës. Sipas mjekes në Qendrën Shëndetësore Verore, Era Liçaj, deri më tani janë trajtuar rreth 1300 pacientë, një shifër relativisht e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rastet e pickimit nga peshku harabel shënohen mesatarisht 3-4 në ditë, ndërsa numri i tyre rritet gjatë fundjavave, kur edhe fluksi i pushuesve është më i lartë.Lexo edhe:TEG Talent rikthehet: skena hapet për brezin e ri të talenteve Mjekja thekson se personat e prekur nga pickimi i peshkut harabel duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, pasi në raste të caktuara mund të shkaktojë edhe reaksione të forta alergjike. Përveç rasteve të pickimeve, gjatë këtij sezoni në qendrën shëndetësore janë trajtuar edhe pacientë me gastroenterite, dehidrim dhe hipertension. Sipas mjekes, të gjitha rastet kanë qenë të menaxhueshme. Për shkak të temperaturave të larta, mjekja u bën apel pushuesve të shmangin ekspozimin në orët e pikut, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në plazh. Vëmendje e veçantë, sipas saj, duhet t’u kushtohet personave me sëmundje bashkëshoqëruese, si edhe fëmijëve të vegjël. Vija bregdetare e Darëzezës është kthyer vitet e fundit në një destinacion gjithnjë e më të frekuentuar nga pushuesit. Fatmirësisht, gjatë këtij sezoni veror nuk janë regjistruar raste mbytjeje.