Lajme Zone
LIVE/ Dita e 68-të e protestës, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
EkonomiSyri

LIVE/ Dita e 68-të e protestës, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

Kultivuesit e pjeshkëve në qarkun e Elbasanit në zonat bujqësore këtë sezon janë duke u përballur me vështirësi të shumta. Ata shprehen se problemi kryesor i tyre është çmimi me të cilin pjeshka dhe nektarina janë duke u tregtuar i cili ka arritur në 20-30 lekë për kilogram. Fermerët shprehen se ky është një çmim tejet i ulët, me të cilin nuk arrijnë dot të mbulojnë as shpenzimet për spërkatjen dh

Kultivuesit e pjeshkëve në qarkun e Elbasanit në zonat bujqësore këtë sezon janë duke u përballur me vështirësi të shumta. Ata shprehen se problemi kryesor i tyre është çmimi me të cilin pjeshka dhe nektarina janë duke u tregtuar i cili ka arritur në 20-30 lekë për kilogram. Fermerët shprehen se ky është një çmim tejet i ulët, me të cilin nuk arrijnë dot të mbulojnë as shpenzimet për spërkatjen dhe plehun, të cilat vitin e fundit janë rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në vend. Fermerët shprehen se për të nxjerrë këtë prodhim në treg u është dashur të punojnë për një vit të tërë, por duket se mundi i tyre po u shkon kot. Fuqia punëtore është në mungesë të theksuar në të gjitha zonat bujqësore, ndonëse çmimi për një punëtor në sezonin e vjeljes arrin në 30 mijë lekë në ditë. Nga viti në vit fermerët hasin problematika të shumta. Viti i kaluar pati mungesë të prodhimit si pasojë e temperaturave të ulëta, ndërsa këtë sezon prodhimi është i mbarë dhe në sasi, por çmimi ka rënë në fund duke bërë që shumica e fermerëve të dalin me humbje. Nga ana tjetër, fermerët shprehen se nga shteti nuk kanë asnjë ndihmë, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe drejt braktisjes së tokave të tyre.