Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një grua 49-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal.
Sipas të dhënave të para nga Policia e Shtetit, rreth orës 13:50, shtetasja me iniciale D. P. është dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh mjekësore brenda banesës së saj. Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, 49-vjeçarja nuk ka mundur t'u mbijetojë pasojave të rënda dhe ka ndërruar jetë pak kohë pas mbërritjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka nisur menjëherë punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe arsyet që e çuan 49-vjeçaren drejt këtij akti.
Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar me precizion shkakut zyrtar të vdekjes, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

