Lajme Zone
LIVE/ Dita e 68-të e protestës, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
Të tjeraSyri

LIVE/ Dita e 68-të e protestës, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

Në zemër të bjeshkëve të Kukësit, banorët e Shtiqnit vijojnë të mbajnë gjallë një traditë të veçantë: Festën e Malit të Gjallicës. Për ta kjo nuk është vetëm një ditë kremtimi, por është një takim me malin, me kujtesën e brezave dhe me një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me natyrën. Festa nisi mbrëmjen e së mërkurës,(5 gusht)  kur familje të shumta u ngjitën në bjeshkët e Gjallicës, në vende si Kroi i Kuq dhe Sasati. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pelegrinët morën rrugën drejt majës së malit, në 2.489 metra mbi nivelin e detit.

Në zemër të bjeshkëve të Kukësit, banorët e Shtiqnit vijojnë të mbajnë gjallë një traditë të veçantë: Festën e Malit të Gjallicës. Për ta kjo nuk është vetëm një ditë kremtimi, por është një takim me malin, me kujtesën e brezave dhe me një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me natyrën. Festa nisi mbrëmjen e së mërkurës,(5 gusht) kur familje të shumta u ngjitën në bjeshkët e Gjallicës, në vende si Kroi i Kuq dhe Sasati. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pelegrinët morën rrugën drejt majës së malit, në 2.489 metra mbi nivelin e detit. Gjatë kësaj dite, shtëpitë e banorëve hapin dyert për miq, të afërm dhe vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme, duke e kthyer festën në një simbol të mikpritjes dhe bashkimit.Lexo edhe:Nuk po e shijon punën tënde? Provoje këtë përpara se të kërkosh një të re Kjo traditë me rrënjë të lashta, e lidhur me raportin e njeriut me malin dhe natyrën, vazhdon të mbledhë çdo vit banorë vendas dhe vizitorë nga Kukësi, Tetova e më gjerë. Në fund të kësaj dite, Gjallica nuk mbetet vetëm një majë mali. Për banorët e Shtiqnit ajo është një vend kujtese, besimi dhe bashkimi, ku historia dhe tradita vazhdojnë të jetojnë e trashëgohen brez pas brezi.