Lajme Zone
Jet Ski brenda zonës së pushuesve në Zvërnec, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi
Të tjeraABC News Albania

Jet Ski brenda zonës së pushuesve në Zvërnec, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me masë administrative 300.000 lekë të rinj.

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me masë administrative 300.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, në zonën e Zvërnecit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (Jet Ski), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit A. V., u vendos masë administrative me vlerë 300.000 lekë të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet zverneci