Lajme Zone
LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension
TeknologjiSyri

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

DOJNA: Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kanceri e gjirit – ai që njihet si “tetori rozë”.  Por, ësmundja nuk është v eëtm një muaj. Ajo mund të shfaqet gjatë gjithë vitit. Ndaj, ju, dhe ne, duhet të flasim tërë vitin.

DOJNA: Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kanceri e gjirit – ai që njihet si “tetori rozë”. Por, ësmundja nuk është v eëtm një muaj. Ajo mund të shfaqet gjatë gjithë vitit. Ndaj, ju, dhe ne, duhet të flasim tërë vitin. MATILDA: Ne gratë bëhemi copash për familjen, për shoqërinë, për të panjohurit, por ky heroizëm nuk vlen nëse lëmë pas dore veten. Kushtojini vetëm pak minuta shëndetit vetes tuaj sot, në mënyrë që të kaloni një jetë të shëndetshme pranë atyre që ju duan.Lexo edhe:Dhunë, ndarje, ribashkime. Bashkëshorti i jep mjekim pa dijeninë e saj LUELA: Një mamografi sot mund t'ju kursejë sallën e operacionit nesër. Mos e lini shëndetin tuaj në mëshirën e listave të pritjes së një sistemi që kujtohet për ju vetëm një muaj në vit. JONA: Frika nga dera e mjekut nuk ju mbron nga sëmundja. Nuk është turp të shkosh te mjeku dhe të dalësh e pastër. Turp është të mos shkosh dhe të pendohesh. AVI: Kanceri i gjirit nuk pyet për moshë dhe nuk pret datat e kalendarit që ne të ndërgjegjësohemi për rrezikun e tij. Ndaj bëni kontrollin sot. DOJNA: Është tetor, dhe është muaj ndërgjegjësimi. Por të flasësh për kancerin e gjirit në Shqipëri do të thotë të përballesh jo vetëm me sëmundjen, por edhe me mangësitë e sistemit. E pavarësisht kësaj, ju nuk duhet të shkurajoheni. Jemi shumë ne që ju mbështesim, jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit.