Lajme Zone
LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension
EkonomiSyri

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Një grua e re që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj.

Një grua e re që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Ajo thotë se historia ka nisur që në momentin që është njohur me ish bashkëshortin Gersi Gjeta. Ka qenë vetëm 17 vjecce. Dhe e ka njohur gjatë kohës që kanë qenë provimet e maturës.Lexo edhe:Tetori Rozë/ Mos e lini pas dore veten, një mamografi sot mund t’ju shpëtojë jetën nesër! Një njohje e cila në fillim dukej si një histori e bukur dashurie, nga ato që shohim vetëm në filma, por që shpejt u kthye në diccka që ndryshon njëherë e mirë jetën e një gruaje. Ai person është shfaqur në fillim si person shumë i mirë, shumë I përkushtuar, Ka patur interes shumë të lartë. Por me vonë sicc thotë Anxhela, 25 vjeccari që kishte përkrah, nisi ta dhunonte. Ata kanë qenë edhe bashkë në një ambjent familjar, dhe në momentin e parë që e ka goditur, ka qenë në kushte jo edhe shumë të mira emocionale dhe nuk ka patur mundësi të reagoja sepse dhuna fizike ka filluar pikërisht në këtë moment. Këtë gjë ja ka treguar nënës së saj, por duke qenë në trysninë e njerëzve se ccfarë do të thonë ajo më ka thënë mos e lër se do te te kërkojë falje. Një këshillë që thuajse në të gjitha rastet, është ftesë e familjarëve për të duruar dhunën, me qëllim të vetëm, mos kthimin e vajzës në shtëpinë e prindërve, ndërkohë që edhe Gersi, do të bënte një hap prapa, për të dëshmuar dashurine dhe besnikërinë ndaj partneres duke u shfaqur me një buqetë me lule. Stand: Dhe pas Por pas luleve situate do të ishte e njëjtë ku sipas saj një episod i ndodhur në një drekë familjare ka qenë në tualet bashkë me vjehrrën. Në momentin që është kthyer në tavolinë bashkë me vjehrrën, ai më ka thyer telefonin. Një gjest që ata e dinin, dhe e dinin shumë mirë se ccfarë djali kishin. Por thjeshtë për sytë e botës, djali i tyre ka qenë më i miri. Sipas Anxhelës, ky presion, nuk vinte vetëm nga marrëdhënia me partnerin, sepse shumë shpejt edhe marrëdhënia me familjen e saj do të vihej në provë. Një drekë familjare që nuk u zhvillua kurrë do të bëhej shkak për një konflikt absurd që do të përfshinte pa dijeninë e tij, edhe babain e Anxhelës. Sidoqoftë, kjo situatë me drekën e pashtruar u kapërcye, dhe mes debatesh, xhelozive dhe konflikteve të tre viteve fejesë, ccifti caktoi datën e martesës. E cila erdhi dhe me një dhuratë të papritur, kuanxhela do të merrte vesht lajmin e shtatëzanisë, dhe për 9 muaj ccdo gjë do t ëishte në rregull. Një jetë si në ëndrra të bukura për një 20 vjeccare që po bëhej nënë për herë të parë. Pavarësisht disa pakënaqësive nuse vjehrrë, që janë të zakonshme në ambientin familjar. Qëndrimi në familjen e Gersit ndikonte që kontrolli mbi jetën e saj dhe izolimi të ishte gjithnjë e më i madh dhe përtej izolimit, edhe sjellja e dhunshme e bashkëshortit, që me sa duket shoqërohej me një indiferencë të vazhdueshme të familjarëve të tij. Pas 9 muajsh, Anxhela do të sillte në jetë vajzën. Një moment që në vend të gëzimit në familje, do të shënonte fillimin shumë problemeve të tjera. Kësaj radhe edhe me prindërit e bashkëshortit ndërkohë 11 muaj pas lindjes së vajzës Anxhela mori lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë. Por edhe kjo lumturi per ardhjen në jetë të trashëgimtarit, për nënën e re, do të zgjaste shumë pak sepse keqtrajtimi nga i shoqi nuk do të kishte fre as për gjërat më të pakuptimta. Bëhet fjalë për një udhëtim që Anxhela bëri me prindërit e saj në qytetin e Korccës ku sipas Gersit, bashkëshortja kishte bërë një gabim të pafalshëm vetëm pse kishte fjetur në dhomë me familjarët e saj. Dhe kz konflikt do të shndërrohej në dhunë fizike me fëmijët dëshmitarë të skenave të shëmtuara. Pavarësisht situatës së ndodhur nëna e re bashkë me dy të vegjlit, vendos të qëndrojë edhe njëherë, ndoshta me shpresën se ajo ccfarë kishte ndodhur do ishte hera e fundit. Por më kot sepse përvecc dhunës, ndryshiit të premtuar do t’I kthehej edhe kontrolli i vazhdueshëm I lëvizjeve të saj duke I vendosur GPS. Kjo bisedë që do të pasohej me një veprim tashmë të kthyer në rutinë për 32 vjeccaren. Largimin për të disatën herë nga shtëpia e bashkëshortit, për tu kthzer përsëri pas pak kohësh. Pra, një tentativë për tu larguar vetëm nga familjarët e burrit, me të cilin pavarësisht dhunës të vazhdueshme që denoncon, mendon se duhet të vazhdojë jetën e përbashkët duke marrë një shtëpi me qera. Por, ajo që da priste do të ishte edhe më e tmerrshme për të. Sepse sipas asaj që thoë Anxhela, për rreth dy javë me radhë, me vetëdijen e tij të plote, në pijen që konsumonte, ai I kishte dhënë një medikament pa dijeninë e saj. Medicamenti në fjalë i përket grupit të antipsikotikëve atipikë. Përdoret kryesisht për të trajtuar dhe menaxhuar disa gjendje të shëndetit mendor dhe sjelljes. Dhe natyrisht që duhet dhënë me recetë të mjekut pas vizitës së specializuar dhe pas verifikimit të gjendjes psiqike të pacientit. Gjë që Anxhela e mohon kategorikisht.