SYRI TV Rreth pesë fshatra në njësinë Bishan në Fier, po shkojnë drejt shpopullimit total. Shkolla të mbyllura prej vitesh, tashmë të muluara nga shkurret, banesa të kyçura dhe të moshuar që frymojnë ende, janë realiteti që përball në këto zona. Ata pak fëmijë që kanë mbetur në këto fshatra, çdo ditë udhëtojnë në zonat urbane për të ndjekur arsimin fillor dhe të mesëm.Lexo edhe:Pasojat në punë, beqarët e dashuria - Kujdes me financat sepse yjet tregohen të rezervuar Si kjo banesë, e mbyllur me dryn, në fshatrat e Boçovë, Bashki, Poro, Qarr etj, gjen shumë…dikur fshatra të populluar me qindra familje, sot të shpopulluar deri në braktisje totale. Pasoja dramatike e shpopullimit është pikërisht mungesa e fëmijëve dhe mbyllja e shkollave, që sot po shndërrohen në gërrmadha të mbuluara nga shkurre. Realiteti në terren tregon një cikël të vështirë, largimi i banorëve sjell mbylljen e institucioneve, ndërsa mungesa e shkollave, kopshteve dhe shërbimeve bazë nxit edhe më shumë largimin e familjeve.

