Lajme Zone
LIVE/ Dita e 107 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
EkonomiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Dita e 107 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Viti i ri shkollor ka nisur, por numri i nxënësve po tkurret nga viti në vit. Mungesa e nxënësve në zonat rurale ka sjellë mbylljen e disa shkollave, shkrirjen e klasave dhe përqendrimin e nxënësve në qendrat urbane. Në Tiranë, 20 shkolla vijojnë mësimin me turne, ndërsa në qarqet e Fierit, Vlorës, Korçës, Elbasanit e Gjirokastrës, rënia e numrit të nxënësve po bëhet gjithnjë e më e dukshme, teksa shumë shkolla rrezikojnë mbylljen ose funksionojnë me numër minimal nxënësish. Shifrat e INSTAT tregojnë se ka rreth 30.500 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në tre vitet e fundit.

Viti i ri shkollor ka nisur, por numri i nxënësve po tkurret nga viti në vit. Mungesa e nxënësve në zonat rurale ka sjellë mbylljen e disa shkollave, shkrirjen e klasave dhe përqendrimin e nxënësve në qendrat urbane. Në Tiranë, 20 shkolla vijojnë mësimin me turne, ndërsa në qarqet e Fierit, Vlorës, Korçës, Elbasanit e Gjirokastrës, rënia e numrit të nxënësve po bëhet gjithnjë e më e dukshme, teksa shumë shkolla rrezikojnë mbylljen ose funksionojnë me numër minimal nxënësish. Shifrat e INSTAT tregojnë se ka rreth 30.500 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në tre vitet e fundit. SYRI TV Kjo e hënë e 14 shtatorit shënoi fillimin e vitit të ri shkollor për arsimin fillor dhe atë të mesëm. Në të gjitha qytetet e vendit nxënësit iu drejtuan bankave të shkollës në institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazeve. Numri më i madh i nxënësve mbetet i përqendruar në kryeqytet, teksa edhe për këtë vit shkollor, në Tiranë 20 shkolla do të zhvillojnë mësimin me turne për shkak të numrit të ulët të shkollave dhe imigrimit të brendshëm.Lexo edhe:Protestë kundër bllokimit të rrugës 200-vjeçare/ Banorët: Duan t'na marrin jetën! Kalaja: Fushë-Kruja ndahet përgjysmë Ndërsa në zonat rurale të vendit, mungesa e nxënësve ka sjellë shkrirjen e klasave si dhe mbylljen e shkollave. Në qarkun e Fierit, shpopullimi i zonave rurale dhe lëvizjet demografike kanë sjellë mbylljen e kopshteve dhe shkollave të vogla, ndërsa në disa zona shkollat 9-vjeçare dhe të mesme funksionojnë si shkolla të bashkuara, duke mbledhur nxënës nga disa fshatra përreth. Edhe pse në Fier këtë vit është shënuar një rritje e lehtë e numrit të nxënësve të regjistruar, vihet re një tendencë për përqendrimin e arsimit të mesëm, ku nxënës nga zona e Levanit, Qarrit, Boçovës, Frakullës, Semanit, Darzezës dhe zonave të tjera po orientohen drejt shkollave të mesme në qytetin e Fierit. Në Mallakastër, shkolla e bashkuar e Fratarit mbledh nxënës nga fshatrat Drizar, Damës, Gadurovë, Kremenar, Corrush, Kut, Bejar dhe zona të tjera përreth. Në Bashkinë Mallakastër, janë bashkuar shkollat për nxënësit e zonave Fratar, Aranitas e Ballsh, të cilët janë orientuar drejt shkollave të përqendruara në qendër. Fenomeni është i dukshëm edhe në Bashkinë e Roskovecit dhe Patosit, ku numri i nxënësve të regjistruar ka pësuar rënie, si në klasat e para, ashtu edhe në arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Edhe në qarkun e Vlorës, është shënuar rënie e numrit të nxënësve. Në Selenicë nuk do të hapet shkolla e Lapardhasë pasi është regjistruar vetëm një nxënës. Dy shkolla 9-vjeçare ,"Marigo Posio" në Vlorë dhe "Pano Nikolla" në Himarë nuk kanë hapur dyert, pasi janë në rikonstruksion. Edhe në Qarkun Gjirokastër, në Këlcyrë, një shkollë nuk hapet për shkak të mungesës së plotë të regjistrimeve, teksa një gjimnaz në Bashkinë Libohovë rrezikon mbylljen për shkak të numrit shumë të ulët të nxënësve. Edhe në qarkun juglindor ka rënë numri i nxënësve. Në bankat e klasës së parë këtë vit në qarkun e Korçës janë ulur 3.7% më pak nxënës, krahasuar me vitin e kaluar. Brenda vetëm një viti, sistemi arsimor i qarkut numëron 680 nxënës më pak, një rënie prej rreth 3.6%. Të dhënat e këtij fillimviti shkollor konfirmojnë se numri i nxënësve në qarkun e Korçës po tkurret. Edhe në qarkun e Elbasanit këtë vit janë regjistruar më pak nxënes se një vit më parë. Në Prrenjas, Cërrik e Belsh vihet re rënia më e madhe e numrit të nxënësve. Në qarkun e Durrësit, disa shkolla nuk kanë hapur dyert. Një prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, ku punimet për rikonstruksion vijojnë ende. Për të shtatin vit radhazi, nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” do t’i zhvillojnë mësimet në shkollën pritëse “Marie Kaçulini”, ndërsa rreth 70 nxënës të shkollës së Fllakës janë transferuar pranë shkollës “Artan Zeka” në Qerret. Pavarësisht kësaj panorame, dita e parë e shkollës ngjall emocione të veçanta për nxënësit, të cilat ndanë përjetimet e tyre këtë fillim viti të ri shkollor. Shifrat tregojnë se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, ku çdo vit regjistrimi i nxënësve në shkolla ka shënuar rënie të vazhdueshme. Sipas të dhënave te INSTAT për vitin shkollor 2025–2026, vetëm arsimi 9-vjeçar ra me 2.7%, ndërsa arsimi i mesëm me 0.4% krahasuar me vitin paraardhës. Për 3 vite përllogariten rreth 30,500 nxënës më pak në arsimin parauniversitar, duke shënuar një rënie afërsisht 8.4% në vetëm tre vite.