Lajme Zone
Live Champions League në Top Channel/ Gola në Athinë dhe Norvegji, Arbër Hoxha tund rrjetën me Dinamon e Zagrebit
SportTop Channel

Live Champions League në Top Channel/ Gola në Athinë dhe Norvegji, Arbër Hoxha tund rrjetën me Dinamon e Zagrebit

Mbrëmjen e sotme mësohen katër skuadrat e fundit që do të jenë pjesë e fazës së ligës në Champions.

Mbrëmjen e sotme mësohen katër skuadrat e fundit që do të jenë pjesë e fazës së ligës në Champions. Fokusi kryesor është te supersfida që transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel, Olympique Lyon-Fenerbahçe. Ndeshja e parë e luajtur në Stamboll u mbyll me rezultatin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

Një vëmendje e veçantë dop të jetë edhe në Athinë, aty ku AEK-u, me Strakoshën dhe Pilon në fushë do të kërkojë kualifikimin përballë Levski Sofias.

Një tjetër yll i Kombëtares zbret në fushë këtë mbrëmje dhe ai është Arbër Hoxha, i cili me Dinamon e Zagrebit do të kërkojë fitoren në transfertën e Norvegjisë përballë Viking.

Dueli i katërt, por jo më pak i rëndësishëm është ai mes Celjes dhe Slovan Bratislavës.

Katër nga këto skuadra do t’i bashkohen 32 të tjerave, të cilat nesër në Monte Karlo do të mësojnë fatin e tyre, me shortin që do të transmetohet live në Top Channel.

REZULTATET LIVE:

Lyon 0-0 Fenerbahçe

AEK Athinë 2-0 Levski Sofia

Jovic 7′, Varga 12′

Viking 0-1 Dinamo Zagreb

Hoxha 10′

Celje 0-0 Slovan Bratislava Top Channel