Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- “Bojkotoni mësimin!”/ Studentët vijojnë marshimin në fakultete, futen te Shkencat e Natyrës: Bashkohuni me ne!


Protesta e studentëve vijon në ambientet universitare, ku të rinjtë po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor. Prej 21 ditësh studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.

Protesta e studentëve vijon në ambientet universitare, ku të rinjtë po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor. Prej 21 ditësh studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama. Pas protestës në Fakultetin e Drejtësisë, studentët janë drejtuar drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku kanë hyrë në ambientet e tij duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit. “Bojkotoni mësimin!”, “Na u bashkohuni!”, janë thirrjet që protestuesit u drejtojnë studentëve të tjerë, në përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb