Lajme Zone
LIVE/ Bllokimi i pagave të Drejtësisë, kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe 16 drejtues të Thesarit. Rama: Më shtoni dhe mua!
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Bllokimi i pagave të Drejtësisë, kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe 16 drejtues të Thesarit. Rama: Më shtoni dhe mua!

Njëzet nëpunës autorizues të gjykatave të vendit, bashkë me kryetarët e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, i kanë paraqitur më 8 shtator një kallëzim penal Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Gentian Këri, dhe përgjegjësve të 16 degëve të Thesarit në rrethe.

Njëzet nëpunës autorizues të gjykatave të vendit, bashkë me kryetarët e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, i kanë paraqitur më 8 shtator një kallëzim penal Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Gentian Këri, dhe përgjegjësve të 16 degëve të Thesarit në rrethe. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, i kërkohet SPAK që të kallëzuarit të hetohen për veprat “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”.

Kallëzimi lidhet me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Sipas rrethanave të përshkruara në dokument, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt 2026 shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke konstatuar se ato kishin sjellë një ulje “të fshehtë” të pagës së magjistratëve. Gjykata i kishte dhënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të nevojshme, afat që Kuvendi nuk e respektoi.

Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor urdhëruan zbatimin e pagës referuese bazë sipas parametrave të VKM-së nr. 325/2023, me efekt nga 1 gushti 2026. Sipas kallëzimit, degët e Thesarit në pothuajse të gjithë vendin, me përjashtim të Kukësit dhe Dibrës, refuzuan të zbatonin urdhërpagesat me formulën e re, bazuar në një mesazh elektronik të përcjellë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Ministri Malaj, në një shkresë të datës 2 shtator drejtuar të dy këshillave, e arsyetoi bllokimin me nevojën për verifikime mbi bazën ligjore të listëpagesave dhe premtoi pagesë të shpejtë pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi. Kallëzuesit e kundërshtojnë këtë arsyetim, duke argumentuar se as Ministria e Financave, as Thesari nuk kanë kompetencë ligjore të bllokojnë në mënyrë të njëanshme ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, edhe kur ka mospajtime administrative, dhe se rruga e vetme ligjore për shtetin do të ishte padia në gjykatë.

Në kallëzim kërkohet kryerja e një sërë veprimesh hetimore, ndër to administrimi i dokumentacionit të lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të KLGJ-së dhe të KLP-së, i korrespondencës mes Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit, i gjurmëve elektronike të veprimeve në sistemin e Thesarit, si dhe verifikimi nëse fondet buxhetore për pagat e gushtit 2026 kanë qenë të disponueshme.

Kallëzimin e kanë firmosur, ndër të tjerë, zv.kryetari Erjon Bani, Gerd Hoxha, Ilirjan Hysa, Fjorald Behari, Gezim Spahiu, Lirim Bulica, Entiljano Spahiu, Orald Hoxha, Enri Rista, Ardian Dvorani, Ervin Sulaj, Mirjan Mustafaj dhe Elis Dine.

Zhvillimet orë pas ore: 16 degë të Thesarit në kallëzimin në SPAK, nën hetim kërkohet zinxhiri i vendimmarrjes për pagat e magjistratëve

Aktualitet Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Zgjidhja vjen nga Kuvendi, kujdes shëndetin e buxhetit të shtetit

Politikë Kallëzimi i gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave, reagon Rama: Mungon emri im dhe i Ministrit të Drejtësisë, pagat rriten me vendim të Kuvendit

Politikë Top Channel