Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon përgjatë stadiumit “Selman Stermasi”, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë. “Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës. Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 61-të, vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Poshtë patronazhistët”, revolta e 61-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne! “PS-PD këlyshë komunistësh”/ Protestuesit marshojnë të vendosur, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon revolucion Revolta qytetare/ Protesta e ditës së 61-të, qytetarët ‘gdhendin” në bulevard thirrjen: Balluku në burg! LIVE- Protestuesit marshojnë në rrugën “Myslym Shyri”, vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi! Etiketa: protesta
