Lajme Zone
LIVE-72 ditë protestë/ Rezistenca nuk ndalet, qytetarët sërish sonte në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës
KulturëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE-72 ditë protestë/ Rezistenca nuk ndalet, qytetarët sërish sonte në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

Itaka po përgatitet për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, teksa ishulli grek i detit Jon pritet të përfitojë nga vëmendja e shtuar që po i kushtohet poemës homerike të ‘Odisesë’, pas rikthimit të saj në ekranin e madh nga regjisori Christopher Nolan.Lexo edhe:Dy tipare të personalitetit që çiftet që jetojnë prej kohësh i kanë të përbashkëta Me pak më shumë se 3 mijë banorë, Itaka ësht

Itaka po përgatitet për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, teksa ishulli grek i detit Jon pritet të përfitojë nga vëmendja e shtuar që po i kushtohet poemës homerike të ‘Odisesë’, pas rikthimit të saj në ekranin e madh nga regjisori Christopher Nolan.Lexo edhe:Dy tipare të personalitetit që çiftet që jetojnë prej kohësh i kanë të përbashkëta Me pak më shumë se 3 mijë banorë, Itaka është një nga ishujt më të njohur të Jonit dhe konsiderohet tradicionalisht si atdheu i Odisesë, heroit qendror të poemës së Homerit. Filmi i ri i Nolanit, i bazuar në ‘Odisenë’, ka tërhequr interes të madh dhe po shënon rezultate të forta në arkat filmike, duke rikthyer në vëmendje edhe vendet e lidhura me historinë e tij. Itaka, kryeqendra e së cilës është Vathy, prej vitesh është një destinacion i preferuar turistik, falë peizazheve të saj natyrore, ujërave të kristalta dhe atmosferës së qetë që e karakterizon. Ishulli, së bashku me destinacionet e tjera të arkipelagut të Jonit, tërheq turistë që kërkojnë një kombinim mes natyrës, detit dhe historisë. Interesi për Itakën lidhet veçanërisht me figurën e Odisesë, një prej personazheve më të famshme të mitologjisë dhe letërsisë botërore. Megjithatë, pavarësisht kërkimeve arkeologjike të zhvilluara ndër vite, vende që lidhen drejtpërdrejt me poemën homerike nuk janë zbuluar ende. Gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar, megjithatë, se në ishull kanë ekzistuar vendbanime që i përkasin periudhës mikene, duke forcuar lidhjen e Itakës me botën e përshkruar në epikat e Homerit.