Lajme Zone
“Mos i lini këtu”, vajza i detyron pushuesit të marrin me vete mbeturinat që lanë në plazh
KulturëJOQ Albania

“Mos i lini këtu”, vajza i detyron pushuesit të marrin me vete mbeturinat që lanë në plazh

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video të filmuar në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, për të sjellë në vëmendje një problem që përsëritet çdo sezon vere: mbeturinat e lëna pas nga pushuesit.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video të filmuar në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, për të sjellë në vëmendje një problem që përsëritet çdo sezon vere: mbeturinat e lëna pas nga pushuesit.

Në pamje shihet një familje që po largohet nga plazhi, ndërsa në rërë lë pas mbeturinat që kishte krijuar gjatë qëndrimit.

Por largimi nuk shkon ashtu siç e kishin menduar.

Një vajzë e re, e cila ishte gjithashtu pushuese, u shkon pas me vrap dhe u kërkon të mos i lënë mbeturinat në rërë. Pas ndërhyrjes së saj, një prej familjareve detyrohet të kthehet dhe t’i marrë mbeturinat me vete.

E gjithë situata është filmuar dhe dokumentuar në video, e cila publikohet nga JOQ Albania për të përcjellë një mesazh të thjeshtë: plazhi nuk është kosh mbeturinash dhe askush nuk duhet të presë që dikush tjetër të pastrojë atë që ka lënë pas.

Qytetari që na ka dërguar pamjet shpjegon se vajza nuk është pjesë e ndonjë shërbimi pastrimi, por një qytetare që kujdeset për mjedisin.

Sipas tij, qëllimi i publikimit të videos është sensibilizimi i banorëve të zonës dhe pushuesve të tjerë që të mos hedhin dhe të mos lënë mbeturina në bregdet.

Rasti i filmuar në Vilë-Bashtovë është një shembull i thjeshtë se si një reagim i drejtpërdrejtë mund të bëjë atë që duhet të ishte normale që në fillim: të marrësh me vete mbeturinat që ke sjellë.

Plazhet janë hapësira publike dhe pastërtia e tyre nuk është vetëm përgjegjësi e punonjësve të pastrimit apo e institucioneve. Është edhe përgjegjësi e çdo personi që zgjedh të kalojë ditën aty.

Një qese, një shishe apo një paketim mund të duket si “vetëm një mbeturinë”, por kur secili lë pas nga pak, i gjithë bregdeti përfn i mbuluar me mbetje.

Prandaj, mesazhi për pushuesit është i qartë dhe i thjeshtë: Mos e lini plazhin më pis se ç’e gjetët. Merrini mbeturinat me vete dhe hidhini në vendin e duhur.

Sepse të largohesh nga plazhi duke lënë mbeturinat në rërë nuk është vetëm mungesë përgjegjësie ndaj mjedisit, por edhe një turp për komunitetin dhe vendin ku jetojmë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)