Lajme Zone
LIVE/ 104 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
EkonomiSyri

LIVE/ 104 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Prania e qenve endacakë në rrugët e qytetit vijon të mbetet një shqetësim për banorët, të cilët e konsiderojnë situatën edhe si një rrezik për sigurinë e tyre. Një prej qytetarëve tregon se është kafshuar nga qentë endacakë teksa udhëtonte me biçikletë duke e bërë shqetësimin edhe më konkret për banorët që lëvizin çdo ditë nëpër qytet.

Prania e qenve endacakë në rrugët e qytetit vijon të mbetet një shqetësim për banorët, të cilët e konsiderojnë situatën edhe si një rrezik për sigurinë e tyre. Një prej qytetarëve tregon se është kafshuar nga qentë endacakë teksa udhëtonte me biçikletë duke e bërë shqetësimin edhe më konkret për banorët që lëvizin çdo ditë nëpër qytet. Problematikës së qenve i shtohet edhe mënyra e re e nxjerrjes së mbeturinave të mbetjeve, ku qeset lihen në rrugë në pritje të grumbullimit. Qytetarët thonë se kjo mënyrë po sjell pasoja të dukshme në terren, pasi qentë shqyejnë qeset dhe shpërndajnë mbeturinat në rrugë e trotuare.Lexo edhe:Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16% Sipas tyre, përveç problematikës së higjienës, kjo situatë po dëmton edhe imazhin e qytetit, duke krijuar një panoramë të papastër dhe aspak të denjë për Lezhën. Banorët kërkojnë ndërhyrje për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, por edhe rishikimin e mënyrës së menaxhimit të mbetjeve, për të shmangur grumbullimin dhe shpërndarjen e tyre në hapësirat publike.