Lajme Zone
Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, Veliaj mesazh nga qelia: Protestat nuk janë 'fundi i botës', urime për rrëzimin e makiavelistit të Beogradit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, Veliaj mesazh nga qelia: Protestat nuk janë 'fundi i botës', urime për rrëzimin e makiavelistit të Beogradit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar studentët serbë për fitoren ndaj Aleksandër Vuçiçit, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh për protestat studentore dhe mënyrën si politika duhet t'u përgjigjet kërkesave të të rinjve.

Në një kohë kur Shqipëria po përjeton prej ditësh protesta të dhunshme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë nga qelia një mesazh për lëvizjet e të rinjve, duke marrë shkas nga fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ai ka uruar studentët serbë për rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit, të cilin e quan “makiavelisti dhe populisti i Beogradit”. Veliaj është ndalur te mesazhi që protestat studentore përcjellin për politikën. “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”, shkruan ai, duke theksuar se qytetarët dhe politikëbërësit duhet të kuptojnë sa më shpejt nevojat dhe pritshmëritë e brezit të ri. "Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit! LEXO EDHE:Zgjedhjet në Serbi, Berisha: Rama të ikë si Padrinoja i tij! Veliaj: Studentët, jo fundi i botës por fundi i një bote! Spiropali: Popujt ndryshojnë, edhe pushtetet e 'përjetshme' Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!" shkroi Veliaj në rrjetet e tij sociale. Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Serbi, Berisha: Rama të ikë si Padrinoja i tij! Veliaj: Studentët, jo fundi i botës por fundi i një bote! Spiropali: Popujt ndryshojnë, edhe pushtetet e 'përjetshme' U.D/Shqiptarja.com TAG: Lista Studentore aleksander vucic erion veliaj serbi beograd protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.2% Jo 19.8% Nuk e di 4% Vota total: 621 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?