"Lista e zezë" e Iranit Pas vdekjes së Khameneit, Teherani publikon listën e armiqve Një përshkallëzim i ri në përplasjen mes Iranit dhe Perëndimit. Një media iraniane ka publikuar një të ashtuquajtur “listë të zezë” me figura të larta politike ndërkombëtare, të cilat i konsideron përgjegjëse për vdekjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei.
Në materialin e publikuar nga gazeta iraniane “Hamshahri”, në pronësi të Bashkisë së Teheranit, shfaqen imazhe dhe emra të disa prej liderëve më të rëndësishëm të Perëndimit. Në listë janë përfshirë presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i dorëhequr britanik Keir Starmer dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Posteri është publikuar në imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, me elementë simbolikë kërcënues, ndërsa disa prej tyre shfaqen me uniforma portokalli si të burgosur ose me shenja sulmi ndaj tyre. Lista e zezë Krahas liderëve politikë, në listë janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë, mes tyre sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, sekretari i Shtetit Marco Rubio, komandanti i CENTCOM Brad Cooper dhe ambasadori amerikan në Izrael Mike Huckabee.
Nga pala izraelite përmenden ministri i Mbrojtjes Israel Katz, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir.
Publikimi vjen pas vdekjes së Ali Khameneit dhe mes deklaratave të forta nga udhëheqja iraniane për hakmarrje ndaj atyre që Teherani i akuzon si përgjegjës. Djali i Khameneit, Mojtaba Khamenei, ka bërë thirrje për “hakmarrje për gjakun e derdhur” të babait të tij.
Në një klimë të tensionuar, publikimi i këtyre imazheve ka shkaktuar reagime politike në vendet e prekura. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani shprehu solidaritet me kryeministren Giorgia Meloni, duke deklaruar se ajo nuk do të frikësohet nga kërcënimet.
Lista e publikuar nga media iraniane shihet si pjesë e luftës së ashpër politike dhe propagandistike mes Teheranit dhe vendeve që Irani i konsideron armiq pas përplasjeve të fundit gjeopolitike. /Pamfletitrump irani khamenei lista e zeze img 7874 6d6baed2264422976a522e4397cc4bb9 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Vapa ekstreme godet Francën, Kulla Eiffel dhe muzetë e Parisit kufizojnë oraret e vizitave 11 Korrik 2026, 18:5018:50Rajoni dhe Bota Lufta në Ukrainë hyn në jetën e rusëve, Putin përballet me rënien më të madhe të popullaritetit në katër vite 11 Korrik 2026, 18:0918:09Rajoni dhe Bota A mund t’i japë fund Kina luftës në Ukrainë? 11 Korrik 2026, 18:0718:07Rajoni dhe Bota Air Force One hap betejën e radhës mes Trump dhe “New York Times”, gazetarët përballë një jurie federale 11 Korrik 2026, 17:5317:53Rajoni dhe Bota Armëpushimi në rrezik, Izraeli vijon sulmet në Libanin jugor; raportohen viktima 11 Korrik 2026, 16:3816:38Rajoni dhe Bota Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim 11 Korrik 2026, 12:5512:55Rajoni dhe Bota

