Lajme Zone
Lista e Kombëtares/ Trajneri Maran lë jashtë Brojën dhe Bajramin, rikthehet Etrit Berisha. Thirren edhe dy debutues
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Lista e Kombëtares/ Trajneri Maran lë jashtë Brojën dhe Bajramin, rikthehet Etrit Berisha. Thirren edhe dy debutues

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për katër ndeshjet e para të Nations League.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për katër ndeshjet e para të Nations League. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Rolando Maran shihen ndryshime të shumta, teksa në sy bie rikthimi i Etrit Berishës pas më shumë se dy vitesh, ndërsa Thomas Strakosha mungon për shkak të një dëmtimi.

Në sy bien edhe dy debutues, Samuele Sina dhe Sabah Kerjota, me këtë të fundit që pak javë më parë ishte vetë Maran që e vëzhgoi nga afër kur luante me Hearts.

Në sulm vihet re mungesa e Armando Brojës, i cili duket se është lënë jashtë për shkak të formës së tij me Burnleyn në ndeshjet e fundit dhe mungesa e Nedim Bajramit.

Shqipëria e nis aventurën e Nations League përballë Bjellorusisë në “Arenën Kombëtare” në datë 26 shtator dhe tre ditë më vonë në transfertë me San Marinon. Më pas vjen transferta, me Finlandën më 3 tetor dhe më 6 tetor me San Marinon në shtëpi. Top Channel