Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protestat që po mbahen në kryeqytet dhe dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve.
Balla është shprehur se nëse ka akte të tilla, këto verifikohen nga AMP dhe institucione të tjera të drejtësisë. “Policia e Shtetit është institucion që garanton sigurinë e çdo qytetari në republikën e Shqipërisë. Gjithë kjo prirje për të garantuar me përgjegjësi policinë duhet të fillojë me atë që policia ka për detyrë për të garantuar sigurinë. Policia e shtetit duhet mbështetur.
Të gjitha referimet që bëtë jam i sigurt që janë në proces verifikimi nga AMP dhe institucionet e drejtësisë”, tha Balla. Më tej, Balla ka shënjestruar dhe prokurorin e Tiranës që ka liruar një ditë më parë protestuesit. Sipas Ballës ky prokuror njihet për lidhjet e tij politike me PD.
Po ashtu i ka tërhequr vëmendjen kreut të ILD Artur Metani për këtë rast. “Një prokuror i Tiranës që dihet për lidhje politike me anëtarë të PD-së i cili me një të rënë të lapsit pushon çështjen. Nuk di nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në detyrë apo shpresoj të jetë në detyrë”, tha Balla. Kujtojmë se një ditë më parë prokurori Arbër Berexha ka urdhëruar lirimin e protestuesve duke thënë se arrestimet janë të paligjshme./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

