Lajme Zone
Lirohet i moshuari i arrestuar për zjarrvënen në Krujë/ Riaktivizohen flakët, ndërhyhet nga ajri për neutralizimin e tyre
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lirohet i moshuari i arrestuar për zjarrvënen në Krujë/ Riaktivizohen flakët, ndërhyhet nga ajri për neutralizimin e tyre

Një vatër e vogël zjarri vijon të jetë aktive në lagjen Abazë, pranë zonës ku nisi zjarri masiv që ka përfshirë prej ditësh këtë territor.

Një vatër e vogël zjarri vijon të jetë aktive në lagjen Abazë, pranë zonës ku nisi zjarri masiv që ka përfshirë prej ditësh këtë territor. Sipas informacioneve nga terreni, në këtë zonë është ndërhyrë disa herë, si nga ajri ashtu edhe nga toka, por zjarri vijon të riaktivizohet. Dendësia e gjetheve, bimësisë dhe humusit të akumuluar ndër vite e vështirëson shuarjen totale të vatrave. Ndërkohë, dy helikopterë po vijojnë ndërhyrjen nga ajri, duke hedhur ujë mbi vatrat pranë lagjes Abazë dhe mbi lagjen Bojë, në afërsi të Zidollit. Në një tjetër zhvillim, personi i arrestuar për zjarrvënien në Abazë, Qemal Berhami, i cili dyshohet se lidhet me nisjen e zjarrit, është liruar dhe është kthyer në banesë mbrëmjen e kaluar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb