Lajme Zone
Liria ka emër, edhe ata që krijuan dhe mbështetën gjykatën kanë emër!
PolitikëReport TV

Liria ka emër, edhe ata që krijuan dhe mbështetën gjykatën kanë emër!

Sot u shkruajt një nga kapituj më të errët të historisë tonë të këtij shekulli. Udhëheqësit e një lufte, të “çertifikuar” si një luftë çlirimtare dhe e drejtë, u dënuan si një bandë kriminelësh ordinerë.

Sot u shkruajt një nga kapituj më të errët të historisë tonë të këtij shekulli. Udhëheqësit e një lufte, të “çertifikuar” si një luftë çlirimtare dhe e drejtë, u dënuan si një bandë kriminelësh ordinerë. Me pak fjalë: Lufta ishte e drejtë, por drejtuesit e saj ishin kriminelë. LEXO edhe...Frrok Çupi: Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim E vërteta nuk mundi t’ia dilte përballë lobimeve dhe interesave politike Por, për një kujtesë të shpejtë: “Gjykata e Hagës” nuk është një gjykatë e huaj. Ajo e ka emrin zyrtar “Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar” dhe është një gjykatë e Kosovës, e vendosur në Hagë. E ngritur posaçërisht “për shyrtimin e krimeve të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Gjykata u krijua zyrtarisht në vitin 2015, u votua nga 82 deputetë, të PDK dhe LDK, të cilët nuk i rezistuan presionit ndërkombëtrar, diplomatëve europianë e amerikanë. Vetëvendosja, AAK dhe Nisma ishin kundër, jo vetëm me votë. Edhe Qeveria e Shqipërisë, që sillej më e paanshme se një qeveri Nordike, loboi fort që kjo gjykatë të krijohej. Pikërisht kjo gjykatë, sot foli “Në emër të popullit të Kosovës”…. Dhe viktimat ishin ndër ata që e krijuan këtë organizëm, me shpresën se do të përmbyllnin historitë e akuzave dhe fantazive me shtëpi fantazma ku bëheshin transplante organesh. “Faktet” e prokurorisë ku u mbështet akuza shkonin deri tek “mbajtja e armëve dhe përdorimi i uniformave ushtarake, pa lejen e autoriteteve serbe”. Shkurt! Ajo gjykatë nuk duhej krijuar. Në asnjë mënyrë. Çdo luftë, edhe ajo çlirimtare, ka pjesën e saj të padukshme dhe jo fort paqësore. Ishte një luftë guerile...dhe nje lufte guerrile, është si ai thesi i miellt, që sa herë ta shkundësh nxjerr tym. Serbia përcolli me nderime shtetërore nje kriminel të damkosur botërisht, dhe sërish krenohet për krimet që kanë bërë. Ne votuam për një gjykatë që do hetonte e gjykonte viktimën. Dhe tu themi faleminderit, se mund ta kishim cilesuar edhe “Organizate terroriste anti-serbe” UCK-ne. E kishin në dorë. Pjesa tjetër, ajo e reagimit në Tiranë dhe Prishtinë pas arrestimit të ish krerëve të UÇK-së, ka qenë një patriotizëm tallava. Marshime me flamuj e koncerte herë në Tiranë, herë në Prishtinë e herë në Hagë, sipas nevojës politike. Makina me bori, mbuluar me flamuj kuq e zi e flamuj të UÇK-së. Një patriotizëm folklorik, shpesh në kufijtë e banalitetit, vetëm për qëllime politike. Liria vërtet ka emër. Por edhe ata që e votuan dhe e mbështetën ngritjen e burgut të Lirisë, kanë emër. Nuk po flas për amerikanët dhe europianët, por për shqiptarët. Ata, sot nuk duhet të vajtojnë me lot patriotizmi, por të ulin kokën së paku. SI.E./ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage mentor kikia Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 1066 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?