Lajme Zone
Liri sjell shije, argëtim dhe shumë surpriza në Festivalin e Kafesë dhe Çajit në Prishtinë
KulturëTelegrafi

Liri sjell shije, argëtim dhe shumë surpriza në Festivalin e Kafesë dhe Çajit në Prishtinë

Liri po merr pjesë në Festivalin e Kafesë dhe Çajit në Prishtinë, i cili po mbahet më 30 shtator, 1 dhe 2 tetor, duke sjellë për vizitorët një atmosferë të veçantë të mbushur me shije, argëtim dhe aktivitete për të gjitha moshat.

Liri po merr pjesë në Festivalin e Kafesë dhe Çajit në Prishtinë, i cili po mbahet më 30 shtator, 1 dhe 2 tetor, duke sjellë për vizitorët një atmosferë të veçantë të mbushur me shije, argëtim dhe aktivitete për të gjitha moshat.Gjatë festivalit, hapësira e Liri-it po kthehet në një nga pikat ku vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me produktet e kompanisë, t’i provojnë ato përmes degustimeve dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme të organizuara gjatë ditës. Një nga aktivitetet që po tërheq veçanërisht vëmendjen është “Spin the Wheel”, ku të pranishmit kanë mundësi të provojnë fatin dhe të fitojnë produkte të ndryshme të Liri-it. Nga Sempre Kids, Cracker Pizza e deri te Poco, dhuratat po sjellin shumë momente gëzimi dhe buzëqeshje te vizitorët.Përveç degustimeve dhe lojës me rrotën shpërblyese, Liri ka përgatitur edhe aktivitete të tjera argëtuese. Në ditën e parë të festivalit u organizua edhe Face Painting për fëmijët, duke krijuar një atmosferë edhe më festive dhe duke i bërë ata pjesë aktive të eksperiencës. Pjesëmarrja e Liri-it në këtë festival është një mundësi për të qenë më pranë konsumatorëve, për të prezantuar produktet e kompanisë në një ambient të hapur dhe për të krijuar momente të drejtpërdrejta komunikimi me vizitorët.Gjatë ditëve të festivalit, përmes aktiviteteve, degustimeve dhe dhuratave, vizitorët kanë mundësi jo vetëm të njihen me produktet e Liri-it, por edhe t’i përjetojnë ato në një mënyrë ndryshe, përmes një eksperience të kombinuar me argëtim.Liri vazhdon kështu të jetë pjesë e aktiviteteve dhe ngjarjeve që sjellin markën më pranë konsumatorëve, duke e kthyer promovimin e produkteve në një eksperiencë të drejtpërdrejtë dhe të paharrueshme.