Lajme Zone
‘Liri për Xhakën’, tifozët zviceranë në mbështetje të kapitenit! Brohorasin emrin e tij në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut
SportReport TV

‘Liri për Xhakën’, tifozët zviceranë në mbështetje të kapitenit! Brohorasin emrin e tij në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut

Granit Xhaka është në qendër të një hetimi në Zvicër, pasi akuzohet se falsifikuar një vërtetim për vaksinimin ndaj COVID-19.

Të premten ia doli të fitojë 0-3 kundër Maqedonisë së Veriut, por ekipi kombëtar i Zvicrës të paktën edhe tre ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve do të duhet të luajë pa kapitenin Granit Xhaka. E gjitha ndodhi pas skandalit me vaksinën e COVID-19 për të cilën Granit Xhaka është vënë në hetim nga prokuroria në Zvicër. Ai akuzohet se ka marrë një vërtetim vaksinimi pa kryer atë, ndërsa ngjarjen e ka pranuar dhe ka kërkuar falje. Megjithatë mjekja e ndaluar e mohon të ketë ndodhur kështu, duke pohuar se e ka vaksinuar personalisht Xhakën. Në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes Xhaka dhe përfaqësuesit e federatës zvicerane vendosën që të mos grumbullohej për këto ndeshje, për të shmangur shpërqëndrimet. LEXO edhe...Kristjan Asllani ndëshkon Bjellorusinë nga pika e bardhë e penalltisë, momenti i golit! Tifozët kuqezi shpërthejnë në festë (VIDEO) Megjithatë mungesa e Granit Xhakës u vu re shumë të premten në Shkup, shkruan gazeta zvicerane ‘Blick’. Edhe nga shokët e skuadrës, me Remo Freuler i cili u shpreh se ‘nuk kemi nevojë të flasim për Granitin. Ai është i pazëvendësueshëm. Shpresojmë që Graniti të kthehet shpejt dhe gjërat të rregullohen’. Në tribunat e stadiumit tifozët e Zvicrës u dëgjuan shpesh të brohorisnin ‘Granit Xhaka, Granit Xhaka’, ndërsa u shfaq edhe një banderolë ku shkruhej ‘Liri për Xhakën’. Ne.k./ReportTv.al COVID-19 Tifozët Maqedonia e Veriut Zvicra Granit Xhaka Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 39% Disi 6.2% Vota total: 1286 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?