Lajme Zone
"Liri për Çlirimtarët"/ Rama reagon në prag të vendimit për ish-krerët e UÇK-së
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

"Liri për Çlirimtarët"/ Rama reagon në prag të vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh mbështetjeje n...

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh mbështetjeje në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, si dhe të marshimit të kësaj të shtune në mbështetje të tyre, duke e cilësuar procesin gjyqësor si një farsë që po jeton ditët e fundit.

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se pavarësisht çfarë pritet nga autorët e këtij procesi, e vërteta e Hashim Thaçit dhe e luftës çlirimtare do të triumfojë. Rama ka sjellë në vëmendje fjalët e vetë ish-presidentit Thaçi se "lirinë nuk ia merr dot askush, askund", duke e krahasuar këtë betejë me rrugëtimin historik të Kosovës drejt lirisë. "Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e së vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë," theksohet në mesazhin e tij. Reagimi vjen në një kohë mobilizimi të gjerë në Prishtinë, ku përmes "Marshit për Liri" qytetarët dhe figura publike kanë dalë në mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pak para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.