Lionel Messi është pranë një tjetër arritjeje historike në karrierën e tij. Pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 me fitoren 2-1 ndaj Anglisë, kapiteni i "Albicelestes" pritet të bëhet futbollisti i dytë në histori që luan në tri finale të Botërorit. Argjentina do të përballet me Spanjën të dielën në finalen e madhe, ndërsa Messi do të shtojë një tjetër kapitull në karrierën e tij legjendare. Sulmuesi 39-vjeçar luajti finalen e parë të Kupës së Botës në vitin 2014, kur Argjentina u mposht 1-0 nga Gjermania pas kohës shtesë në "Maracana". Tetë vite më vonë, ai udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Katar 2022, duke mposhtur Francën pas penalltive në një nga finalet më spektakolare në historinë e turneut. LEXO EDHE:Futbolli shkruan një tjetër histori të veçantë, profesori Luis de la Fuente përballë ish-nxënësit Lionel Scaloni në finalen e Botërorit 2026 Me paraqitjen e pritshme ndaj Spanjës, Messi do të barazojë rekordin e brazilianit Cafu (Marcos Evangelista de Morais), i cili mbetet futbollisti i vetëm që ka luajtur në tre finale të Kupës së Botës. Legjenda braziliane ishte pjesë e finales së vitit 1994 kundër Italisë, ndërsa më pas luajti edhe në finalet e viteve 1998 dhe 2002. Megjithatë, rekordi i numrit të trofeve të fituar në Kupën e Botës vazhdon t'i përkasë Pelesë. Ikona braziliane është futbollisti i vetëm që ka fituar tre Kupa Bote (1958, 1962 dhe 1970), edhe pse në finalen e vitit 1962 nuk luajti për shkak të një dëmtimi. Tashmë, Messi ka mundësinë jo vetëm të hyjë në histori si lojtari i dytë me tre finale të Botërorit, por edhe të udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit botëror. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: FIFA Boterori 2026 Argjentina Spanja lionel messi Cafu Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 5098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
