Lajme Zone
Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA-së me viza turistike për të lindur dhe përdorin programin Medicaid për mbulimin e shpenzimeve mjekësore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA-së me viza turistike për të lindur dhe përdorin programin Medicaid për mbulimin e shpenzimeve mjekësore. Ambasada shkruan se ky veprim i tyre mund të ndikojnë në të drejtën për të rinovuar vizat në të ardhmen. “Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t’i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane. View this post on Instagram A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)