Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim shqetësues lidhur me sigurinë ushqimore. Ajo tregon brenda paketimit të llokumeve me arra të blera në Tiranë, në pastiçerinë “Lika” ka gjetur krimba, miza e insekte.
Për fat të mirë, para se ta hapte për ta konsumuar, qytetarja ka konstatuar se brenda paketimit ndodheshin disa krimba. Ajo ka përcjellë në redaksinë tonë edhe pamje të produktit duke treguar krimbat brenda llokumeve.
Qytetarja ka dyshime se produktet e pashitura rikthehen në treg, duke ngritur pikëpyetje edhe për kushtet e ruajtjes dhe higjienën e produkteve ushqimore.
Rasti ngre shqetësime lidhur me sigurinë ushqimore, kushtet higjieno-sanitare dhe mënyrën e ruajtjes së produkteve ushqimore. Mbetet për t’u sqaruar se si kanë përfunduar krimbat brenda produktit, nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe nëse institucionet përgjegjëse do të kryejnë verifikimet përkatëse.

