Në komisionet parlamentare u vendos që sa i përket ligjit për sponsorizimet, tavani i kompensueshëm të rritet nga 2 miliardë në 3 miliardë euro. Propozimi i deputetëve Erion Braçe dhe Taulant Balla u pranua gjatë diskutimit në komisionin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në atë të Ekonomisë. LEXO edhe...Zgjedhjet lokale/ Deputeti Qose: Në Asamblenë e PS nuk diskutuam për kandidatë, i bindur për fitoren e Tiranës! Gazetari përmend 4 emrat në tryezë për bashkinë e kryeqytetit: Braçe ka votat e socialistëve në bazë Projektligji parashikon se të gjitha bizneset që do të sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin tanimë do të përfitojnë lehtësira financare. “Bëni një përpjekje e pyesni sa ka shpenzuar Egnatia vit për vit për të arritur një objektiv sportiv dhe ekonomik siç është hyrja në grupet e Europa Conference League; pyeteni është për përfitimin ekonomik dhe do e kuptoni pse tavani është i pamjaftueshëm”, tha Braçe. Për më tepër projektligji, përfshin jo vetëm sportet, por dhe artin e kulturën, duke rrezikuar që sponsorizimet nga biznesi të shkojnë në një numër të kufizuar skuadrash sportive, apo eventesh artistike. Gjithashtu skema e propozuar për sponsorizimet ofron një mekanizëm të ri që e bën më tërheqës angazhimin e një sipërmarrjeje për të dhënë mbështetje financiare për aktivitetet sportive, artistike e kulturore, por duke përcaktuar nga ana tjetër dhe një listë me kategoritë e personave dhe biznesve që përjashtohen nga kjo mundësi. Projektligji ka një nen të posaçëm me kufizimet për donacionet dhe sponsorizimet. Këto kufizime prekin personat e dënuar me vendim të formës së prerë për të paktën tetë vepra penale që shtrihen nga korrupsioni, pastrimi i parave, financimi i terrorizmit, trafikimi i paligjshëm, deri te fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave e falsifikimi i dokumenteve. Të përjashtuar dhe personat ndaj të cilëve ka masa shtrënguese ndërkombëtare për ngrirjen e fondeve dhe pasurive. Një shoqëri që është në proces falimentimi, që ka pezulluar aktivitetin apo ka marëveshje për shlyerje borxhesh, nuk mund të jetë donator apo sponsorizues. I njëjti ndalim edhe për kompanitë e duhanit e pijeve alkoolike, e ato që i importojnë apo eksportojnë këto produkte, si dhe ato që reklamojnë lojërat e fatit. Në këtë listë përfshihen dhe subjektet buxhetore dhe shoqëritë, ku shteti zotëron aksione. Të gjitha donacionet dhe sponsorizimet duhet të jenë të deklaruara. Ato anonime janë të ndaluara, sipas projektligjit. P.J/ReportTv.al taulant balla Erion Braçe sponsorizim Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.9% Jo 29.6% Nuk e di 8.5% Vota total: 1516 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

