Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ironizuar opozitën për qëndrimin e tyre në lidhje me çështjen e pagave të gjyqtarëve.
Balla, ndër të tjera, u shpreh se ligji për pagat do të votohet ditën e sotme, në mënyrë që, sipas tij, të hyjë në fuqi menjëherë dhe të zhbllokohen pagat. “Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve se tregon reflektim për sharjet që jemi mësuar të dëgjojmë shpesh. I bëni shpesh te dera e SPAK-ut, ju përmendni familjarët dhe i kërcënoni. Vota jonë është kundër kërkesës suaj se është hipokrite. Na u tha që jemi vonuar, tani na thoni duhet ta shtyjmë. Prandaj e votojmë sot që të hyjë në fuqi menjëherë dhe për zhbllokimin e pagave meqë natyrisht është shqetësim.”, tha Balla. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
