Lajme Zone
“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësin dhe koston e vet
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësin dhe koston e vet

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë për drejtuesit e administratës publike, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe respektim të afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë për drejtuesit e administratës publike, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe respektim të afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve. Në një video të publikuar nga takimi me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive, Rama paralajmëron se vonesat në trajtimin e kërkesave nuk do të kalojnë pa pasoja për personat përgjegjës.

Kreu i qeverisë u kërkoi zëvendësministrave që përgjigjet ndaj qytetarëve t’i vendosin në qendër të punës së tyre të përditshme, duke nisur çdo ditë me verifikimin e kërkesave të trajtuara, atyre që duhet të marrin përgjigje dhe rasteve ku afatet janë tejkaluar.

Rama tha se për çdo vonesë duhet të identifikohet përgjegjësi dhe të ketë një kosto konkrete, ndërsa paralajmëroi se kjo do të formalizohet përmes të ashtuquajturit “Ligji i Pasqyrës”.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston.

Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore, duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe në atë moment pastaj, është çështja e vendimmarrësve që të thonë “kjo ndalesë zgjidhet, kjo ndalesë duhet të qëndrojë” dhe njerëzve u duhet thënë kjo, nuk bëhet, “edhe po, dhe jo, as mish as peshk, as këtej, as andej” quhet torturë, nuk quhet përgjigje.

Zëvendësministrat që janë të përcaktuar duhet ta kenë këtë prioritetin numër një të punës së tyre të përditshme, duhet ta nisin ditën me sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje nuk u dhanë në kohë. Pse nuk u dhanë?”, shprehet Rama. Top Channel