Lajme Zone
Liga e Kombeve/ Sulmi i Kombëtares jep shpresë para 4 sfidave, shqetëson mbrojtja! 3 lojtarë të dëmtuar për Maran
SportReport TV

Liga e Kombeve/ Sulmi i Kombëtares jep shpresë para 4 sfidave, shqetëson mbrojtja! 3 lojtarë të dëmtuar për Maran

Trajneri i Kombëtares Rolando Maran do të shpallë neswr listën me futbollistët e grumbulluar për nisjen e Ligës së Kombeve. Emra si Cristian Shpendi, Seferi dhe Manaj janë treguar të pandalshëm në fillim të këtij sezoni, ndërsa reparti që shqetëson më shumë është mbrojtja, që ka shumë pak minuta.

Në prag të publikimit të listës me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e kombëtares, që do të ndodhë të shtunën në orën 11:00, situata te kuqezinjtë paraqitet me dy tablo të ndryshme. Lajmet e mira për trajnerin Rolando Maran vijnë nga faza e sulmit ku disa lojtarë kanë spikatur mbi të tjerët. Shembull është Cristian Shpendi, i cili shënon prej 4 ndeshjesh radhazi, ndërsa në të fundit kompletoi ‘dopietën’ kundër Cremonese-s. Madje specialist në futbollin italian e kanë sugjeruar sulmuesin 23-vjeçar te ekipet e Seria A. Formë shumë pozitive po kalojnë në Turqi Taulant Sferi, por edhe Rey Manaj. Madje dy sulmuesit e kombëtares po garojnë në listën për golashënues, pasi në 7 javët e para të Ligës së Parë turke Seferi ka realizuar 7 herë dhe Manaj 6. Në fundjavë ishte Seferi ai i cili me ‘dopietën’ kundër Istanbulspor parakaloi Manajn. LEXO edhe...Ndeshja e parë e sezonit ku iu dhanë minuta, Anis Mehmeti shënon në Angli kundër Arsenalit (VIDEO) Jasir Asani dhe Indrit Tuçi gjithashtu kanë gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa së fundmi kësaj liste iu bashkua edhe Anis Mehmeti. Në ndeshjen e parë që 25-vjeçari iu bashkua ekipit, pasi nuk pëlqehej nga trajneri i Ipswich, i realizoi Arsenalit. Kjo ishte edhe një lloj hakmarrje, teksa tifozët tani kërkojnë nga trajneri i tyre që Mehmeti të jetë pjesë e skuadrës edhe në Premier League. Më problematike paraqitet faza e mbrojtjes. Elseid Hysaj ende s’e ka nisur sezonin pasi është pa ekip, ndërsa Ivan Balliu është aktivizuar me pikatore. Vetëm 4 minuta në fundjavë. Akoma edhe më e vështirë për Kumbullën, i cili deri më tani nuk ka luajtur me Rayo Vallecano-n. Edhe Ardian Ismajli u ul në stol te Torino përballë Romës, ndërsa disi më ndryshe situata e Mario Mitajt i cili luajti në Kupë me Geno-n. E sigurt është që Maran nuk do të llogarisë 3 lojtarë që janë të dëmtuar për 4 sfidat e para të Ligës së Kombeve. Arlind Ajeti, Thomas Strakosha dhe Myrto Uzuni nuk janë të disponueshëm, ndërsa edhe Julian Shehu është në pikëpyetje. Shqipëria do të luajë 4 sfida nga 26 shtatori deri më 6 tetor. Do ta nisë kundër Bjellorusisë në Air Albania, më pas San Marino dhe Finlanda në transfertë dhe së fundmi sfida e kthimit kundër San Marinos në Tiranë. Ora 12:48 Jo të premten, ndryshon axhenda e trajnerit Maran! FSHF njofton ditën kur do të shpallet lista me futbollistët e grumbulluar Ndryshe nga çfarë ishte njoftuar më parë nga FSHF lista me futbollistët e grumbulluar të Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk do të publikohet të premten, por të shtunën në orën 11:00. Vetë federata njofton ndryshimin:“Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë muajve shtator dhe tetor, me katër sfida në program.Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë të shtunën, më 19 shtator, në orën 11:00 në Shtëpinë e Futbollit, listën e lojtarëve të grumbulluar për këto përballje. Shpalljen e listës, tekniku italian do ta bëjë gjatë konferencës për media, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe do të komentojë zgjedhjet e tij për sfidat e radhës.Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Bjellorusinë në shtëpi, më 26 shtator, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojnë drejt San Marinos për ndeshjen e 29 shtatorit. Më pas, Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Finlandës më 3 tetor, përpara se të rikthehet në shtëpi për sfidën e dytë ndaj San Marinos, më 6 tetor.Ndërkohë, grumbullimi i skuadrës do të nisë të hënën, kur lojtarët e ftuar do të bashkohen me ekipin dhe do të zhvillojnë pasditen e po asaj dite seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit.Katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë një tjetër etapë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që synon të vijojë rrugëtimin në UEFA Nations League me përgatitje maksimale dhe përkushtim në çdo sfidë,”-thuhet në njoftim Share Ne.k./ReportTv.al kombetarja shqiptare Rolando Maran Liga e Kombeve Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 1994 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?