Aventura e Rolando Maran në stolin e kombëtares shqiptare nis këtë të shtunë. Shqipëria pret në “Air Albania” Bjellorusinë, në orën 20:45, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, kompeticion ku kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup. Pas disa ditësh përgatitje, trajneri italian thotë se idetë për skuadrën që do të hedhë në fushë janë të qarta, por pa zbuluar formacionin. LEXO edhe...Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ “Nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë dhe kjo më stimulon më shumë”, tha Maran. Bjellorusia vjen në Tiranë pas një serie pozitive prej 6 ndeshjesh. Objektivi i kuqezinjve është kreu i grupit, synim që kapiteni Berat Gjimshiti pranon se sjell edhe presion. “Duam vendin e parë, të kemi mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga e duhur”, theksoi Gjimshiti. Për sfidën me Bjellorusinë, Maran ka lënë në tribunë Luis Hasën, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni. Lajm i mirë është rikuperimi i Kristjan Asllanit. Në këtë grumbullim mungojnë Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani, ndërsa pas dy vitesh është rikthyer portieri Etrit Berisha. Formacioni i mundshëm i ekipit tonë kombëtar ndaj Bjellorusisë pritet të jetë ky. Portën do ta mbrojë Etrit Berisha, në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Ramadani dhe Asllani do të jenë në mesin e fushës, ndërsa në repartin e sulmit do të kemi ‘popullim’ dhe pritet që nga minuta eparë të luajnë Hoxha, Seferi, Muçi dhe Manaj. Pas Bjellorusisë, Shqipërinë e presin edhe tri ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve, më 29 shtator ndaj San Marinos, më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos. SI.E./ReportTv.al kombetarja shqiptare Air Albania Liga e Kombeve Rolando Maran Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.3% Jo 42.5% Disi 11.2% Vota total: 4428 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

