Lajme Zone
Liga e Kombeve/ Ndeshja kundër Finlandës, Hysaj: Kombëtarja me të ardhme të ndritur, nuk do të luaj në kampionatin shqiptar
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Liga e Kombeve/ Ndeshja kundër Finlandës, Hysaj: Kombëtarja me të ardhme të ndritur, nuk do të luaj në kampionatin shqiptar

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën ndeshjen e tretë në grupin e Ligës së Kombeve në transfertë kundër Finlandës.

Shqipëria luan të shtunën një nga ndeshjet më vendimtare në grupin e Ligës së Kombeve, pasi në Helsinki përballë do të jetë kombëtarja që mund ti prishë llogaritë Shqipërisë për vendin e parë. Për këtë ndeshje po flet trajneri Rolando Maran, por edhe futbollisti Elseid Hysaj. Vijon … LEXO edhe...Sonte Francë-Itali, Zidan entuziasmon tifozët e Francës! L’Equipe: Banderola e mbështetje masive për trajnerin e ri Elseid Hysaj: A ke ndarë përvojën me lojtarët e rinj që kanë ardhur në Kombëtare? “Kam ndarë përvojën me të rinjtë, por tani ka ndryshuar pak puna e gjeneratave. Duhet ti marrim ne të rinjtë, t’i përkasim dhe t;u japim një dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën tonë, por janë lojtarë me kualitet dhe s’kanë shumë nevojë për t’I ndihmuar. Jam i lumtur për këtë pjesë.” Objektivi në Ligën e Kombeve? “Kemi një skuadër shumë të fortë. Në fillim grupi rezervoi skuadra të forta me Finlandën dhe Bjellorusinë. Kanë gati të njëjtin nivel si ne. Ishte objektivi ynë që në fillim që të jemi të parët se ne jemi skuadër në evolucion. Duhet të kërkojmë më shumë nga secili prej nesh. Kemi edhe trajnerin e ri që po na jep një dorë të mirë, për të bërë një lojë më të mirë, me sulmuese. Jam shumë i kënaqur.” A je afër të gjeturit skuadrën e re? “Mua kombëtarja më ndihmoi, sepse po tregoj që jam akoma në formë. Besoj se do hapet ndonjë rrugë e re. Po buisedoj me disa skuadra, por ende s’a asgjë të re.” Kampionati shqiptar, a do luash aty? “Me gjithë respektin që ndjek kampionatin shqiptar, sepse jam stërvitur me Vllazninë, është kampionat i mirë, por besoj se nuk është ende momenti për t’u rikthyer në Shqipëri.” Ne.k./ReportTv.al Liga e Kombeve elseid hysaj Rolando Maran kombetarja shqiptare Finlanda Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.8% Jo 24.9% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2708 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?