Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde. LEXO edhe...Sfida kundër Finlandës, trajneri i Kombëtares Maran: Të bën të luash keq! Hysaj: Nuk do të firmos në kampionatin shqiptar Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë. Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League. R.Xh/ReportTv.al futboll kombetarja shqiptare Liga e Kombeve fshf Helsinki Finlanda Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.2% Jam i/e dyzyuar 5.1% Vota total: 2960 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
